Bombardohet kampi në Gaza/ Mes dhjetra të vrarëve edhe fëmijë, Izraeli shpërfill thirrjet e SHBA

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur kampin në Rripin e Gazës në orët e para të së dielës, duke vrarë më shumë se 50 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Me sulmin e radhës duket Izraeli ka shpërfillur edhe thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e luftimeve me qellim që të ndihmohen civilët e dëshpëruar.
Po ashtu një dron i lëshuar nga Izraeli ka goditur në rrugë 2 ambulanca në Libanin jugor e për pasojë janë plagosur 4 mjekë ndihmës.
Mungesa e karburantit po vështirësojnë çdo ditë e më shumë situatën, ku shumë civilë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë një ndërtese pranë spitalit “Al Quds” është shkatërrua nga bombardimet izraelite, duke shkaktuar gjithashtu viktima.
Ushtria izraelite ka intensifikuar kontrollet në terren, ndërsa në Bregun Perëndimor janë arrestuar 46 palestinezë.
Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abbas në Ramallah .
Një zëdhënës i Abbas tha pas takimit se presidenti palestinez kishte bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza. Ndërsa Shtetet e Bashkuara deklaruan se Blinken ripohoi angazhimin e Uashingtonit për ofrimin e ndihmës humanitare me qellim shpëtimin e jetëve dhe rifillimin e shërbimeve thelbësore në Gaza. Nga ana tjeter Kina shprehet se dëshiron të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit. Pekinit e dënon dhunën nga të dyja palët. Por në opinionin kinez mbizotëron një atmosferë armiqësore kundër Izraelit. Nga ana tjetër Irani ka kërcënuar SHBA-të se nëse nuk do të ndalin luftën dhe nuk do të zbatohet armëpushimi do të ketë pasoja për Amerikën.