E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombardohet nje shkolle ne Gaza, gjashte te vdekur

Izraeli vazhdon sulmet ne Gaza. Mengjesin e sotem eshte bombarduar nje shkolle, ndersa mesohet se gjashte persona kane gjetur vdekjen.

Shkolla ndodhej ne Beit Lahiya ne veri te Rripit te Gazes dhe menaxhohej nga OKB. Lajmin e bejne te ditur burime mjekesore palestineze.

Ne ndertese ishin strehuar disa civile, qe ishin vendosur aty per t’u shpetuar perleshjeve mes trupave izraelite dhe Hamasit.

Ngjarja ndodhi ndersa asambleja e pergjithshme e OKB-se miratoi nje resolute, qe kerkon vendosjen e menjehershme te armepushimit dhe terheqjen e forcave izraelite nga Gaza, per te lejuar shperndarjen e ndihmave humanitare.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›