Bombat ne Athine policia publikon fotot e autoreve

Organet greke te rendit u bene thirrje te gjithe qytetareve te njoftojne nese i shohin ose kane ndonje informacion per dy te ndaluarit. Me kete ato synojne te gjejne bazen e terroristeve. Hetimet jane shtrire edhe ne Selanik dhe Patra ndersa police te armatosur kontrolluan shtepite e disa te dyshuarve.
Dy te ndaluarit jane 22 dhe 24 vjec. Njeri prej tyre eshte student ne Fakultetin e Kimise ne Universitetin e Athines ndersa tjetri eshte eksponent i njohur ne rrethin e anarkisteve. 22 vjecari ishte shpallur prej kohesh ne kerkim si i dyshuari kryesor per bombevenie ne nje autobus te policise tre vite me pare.
Hetimet e organeve greke te rendit jane fokusuar drejte organizates Komploti i celulave te zjarrit nje grup terrorist i fajesuar per dhjetera bombevenie ne Athine.
Njeri prej zarfeve bombe kishte destinacion presidencen franceze tjetri ambasaden e Meksikes ne Athine nje i trete ambasaden e Holandes ndersa njeri do ti dergohej Jani Panusit nje prej englimatologeve me te njohur ne vend qe ka marre pjese ne shkaterrimin e disa celulave te kesaj organizate gjate viteve te fundit.
Pak kohe me pare forcat greke te sigurise ndodheshin ne fazen e alarmit te kuq nga frika e akteve terroiste prej anarkisteve por edhe celulave terroriste islamike qe veprojne ne vend.
Masa shtese jane marre ne mbrojtje te disa prej ambasadave te huaja te vendeve te NATO-s ndersa burime te sigurta prane ministrise greke te mbrojtjes se qytetarit i thane Top Channel se ne listen e mundshme te objekteve qe mund te perbejne objekt sulmi eshte vene kohet e fundit edhe ambasada Shqiptare ne Athine.