E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bombola e gazit shpërthen dhe ‘fluturon’ nga taraca e pallatit në Gjirokastër

Një bombol gazi ka shpërthyer gjatë punimeve për hidroizolimin e tarracës së një pallati në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në një pallat 9 katësh në lagjen “18 Shtatori”.

Dëshmitarë okularë thanë për gazetaren Dorina Muhaj se bombola e gazit shpërtheu dhe fluturoi nga lartësia e tarracës për të përfunduar në trotuarin poshtë pallatit.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›