E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bonusi i pranverës për pensionistët, 100 euro për pensionet deri 20 mijë lekë

Mbi 700 mijë pensionistë do të marrin një tjetër  bonus që varion nga 50 deri në 100 euro në pranverën e vitit të ardhshëm. Ministri i Financave tha se qeveria ka rishikuar buxhetin dhe ka përcaktuar një fond prej 6.3 miliardë lekë në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë që do të përdore për shpërblimin e pranverës.

Një mbështetje prej 150 eurosh është parashikuar gjithashtu edhe për kategoritë në nevojë

Qeveria ka shpërndarë më tepër fonde edhe për sektorin e bujqësisë.

Ky është rishikimi i tretë që i është bërë buxhetit të shtetit për këtë vit. Rialokimi i fondeve ka ardhur si pasojë e performancës së mirë në mbledhjen e të ardhurave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›