E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora Berisha Masa per te perballuar gjendjen

Kryeministri Sali Berisha flet në mbledhjen e qeverisë flet për situatën e krijuar nga reshjet e borës.

"Po monitorojmë nga afër situatën në zonat e izoluara", tha Berisha. Kreu i qeverisë theksoi se Shtabi i Emergjencës do të diskutoje masat që duhen marrë për të përballuar gjendjen e krijuar.

Ndërkohë moti i keq që ka mbërthyer vendin prej ditësh, disa orë më parë shkaktoi edhe dy viktima, një në Shkodër dhe një në Korcë.

Temperaturat e ulta, që shënojnë -10 gradë celcius duket se janë bërë shkak  i vdekjes nga infarkti  Moti i keqKapshticë-Kozanë, bllokohet qarkullimi nga bora Moti i keq, viktima edhe në vendin tonëErë e stuhi në Bulqizë i 68-vjecarit Lazer Pal Nika, banues në Komunën e Pultit në Dukagjin, zonë kjo që prej disa ditësh është e izoluar nga dëbora dhe ngrica.

Lajmin e konfirmoi me telefon kryetari i Komunës Pult, Sokol Cubi, i cili tha se qendrimi në temperatura të ulta duket se ka provokuar dhe infarktin  tek viktima.

Ndërkohë në Korcë ka humbur jetën një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Mësohet se ai ka humbur jetën, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korcë-Voskopojë.

Policia bën të ditur se viktima, Ahmet Metallari nuk ka mundur të dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës, e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.

Ndërkohë përkeqësimi i motit në Qarkun e Korcës sjell edhe mbylljen e 267 shkollave për këtë javë.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›