Bora shkakton ndërprerje të rrymës në Dukagjin

Pas reshjeve të fundit të borës në rajonin e Dukagjinit, që nga pasdita e së enjtes, pjesa dërmuese e fshatrave të komunës së Deçanit kanë ngelur pa energji elektrike.
Moti i ligë që mbretëroi gjatë 48 orëve të fundit ka rrëzuar dhjetëra shtylla elektrike duke e bërë të pamundur furnizimin me energji.
Banorët e këtyre fshatrave janë vetorganizuar gjatë gjithë ditës së sotme për riparimin e shtyllave leketrike. Ata janë të shqetësuar për rrjetin ekzistues të furnizimit me energji dhe pasivitetin e KEK-ut për të sanuar gjendjen e krijuar.
Zyrtarët e KEK-ut, pëmes një komunikate kanë njoftuar se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë shkaktuar mbi 120 prishje të rrjetit elektrik, raporton RTK.
E në anën tjetër, gjendje e rëndë e furnizimit me energji elektrike, gjatë dy ditëve të fundit, raportohet të jetë edhe në shumë fshtatra të komunës së Pejës dhe komunës së Junikut. /Indeksonline/