E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora veshtiresi shume akse rrugore

Një pjesë e akseve rrugore të vendit, kryesisht ato në veri, vazhdojnë të mbeten të pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Ndërkohë policia njofton për situatën e rrugëve në të gjitha qarqet e vendit për ditën e mërkurë.

Në qarkun Kukës, aksi Morinë-Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Bajram Curri-Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë     
Akset B.Curri-Valbonë, Krumë-B.Curri, të pakalueshëm     
Aksi Krumë-Qafë Prush, i kalueshëm me zinxhirë
Aksi Kukës-Topojan, i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Ujmisht-Lusen-Bushtricë-Kala e Dodës-Peshkopi, i kalueshëm me zinxhirë     
Shëmri-Qafë Moti i keqDimri i ashpër, emergjencë në MaqedoniNgrin Kosova, -23 gradë celciusNgrin liqeni i Fierzës Shllak, Topojan-Shishtavec, të pakalueshëm     
Në qarkun Dibër, aksi Bulqizë, Shupenzë, Ostren, i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Peshkopi-Muhurr-Arras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi     
Akset Arras-Zall Dardhë-Reç, Steblevë-Librazhd, Arras-Lurë të pakalueshëm     
Aksi Shkodër-Koman, i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Qafë Celë- Pukë- Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë     
Aksi Fushë Arrës-Qafë Mali-Qafë Shllak i pakalueshëm     
Akset Bogë-Theth, Selcë-Vermosh të pakalueshëm, po punohet për pastrimin e tyre     
Akset në drejtim të Dukagjinit janë të pakalueshme     
Akset Qafë Mali-Dardhë-Fierzë, Fushë Arrë-Iballë të pakalueshme     
Në zonat e thella të Mirditës, në drejtim të Lurës, zonat janë të pakalueshme     
Në qarkun Elbasan, aksi Librazhd-Bulqizë, i bllokuar     
Akset rrugore Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë     
Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik i kalueshëm me zinxhirë     
Në qarkun Gjirokastër, aksi Përmet-Carshovë është i kalueshëm me zinxhirë  

Vasili: Spitalet, në gatishmëri

Situata e rënduar prej motit të keq dhe vështirësive për të kaluar në rrugë ka sjellë probleme në disa spitale të qarqeve të vendit.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili duke raportuar për gjendjen në vend, theksoi se ka vështirësi në komunikimin e qytetarëve me qendrat shëndetësore.

"Spitalet janë në gatishmëri për të pritur cdo pacient. Kemi dërguar grupe pune në Dibër, Kukës dhe Korçë, qarqe të cilat janë shoqëruar me bllokime të rrugëve për shkak të reshjeve të mëdha të borës", tha Vasili.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›