E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, vështirësohet qarkullimi në veri

SHKODER - Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore e ngrica që kanë sjellë vështirësi lëvizjeje në kaset rrugore malore të qarkut të Shkodrës. Në aksin rrugor nacional Pukë- Fushë Arrëz, në dishezën e Plepit qarkullimi është i vështirë për shkak të ngricave. Vështirësi dhe në Qafë Malit nëpër të cilin qarkullojnë të gjithë mjetet që në rrugë tokësore hyjnë nga Kosova në Shqipëri e anasjelltas pasi vazhdon të jetë i bllokuar tuneli i Thirrës. Punonjës të Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve kanë hedhur skorie dhe kripë në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e makinave ndërsa polica rrugore e Pukës po monitoron situatën. Vështirësi ka më shumë në lëvizjen e automjeteve të tonazhit të lartë. Reshjet e borës gjatë natës kishin bllokuar aksin Fushë Arrëz- Qafë Mali. Ndërhyrja e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve ka liruar këtë aks. Probleme me ngrica ka dhe në rrugët që lidhin aksin nacional me komunën e Iballës e Blerimit. Në rrethin e Malësisë së Madhe, ka vështirësi lëvizjeje ngas Tamara drejt Vermoshit, ku në Qafë të Perdolecit bora ka aritur në rreth 20 cm dhe ngricat pengojnë lëvizjen.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›