E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bordi i Leverkusen miraton shitjen e Florian Virc për 150 mln euro

Bordi drejtues i Bajer Leverkusen ka ndezur dritën jeshile për shitjen e Florian Virc. Sipas medieve gjermane është mësuar se bordi i Bajerit ka njoftuar Fernando Karron se ka liri të plotë në tratativat që do të ngrihen për shitjen e talentit.

Në mbledhjen e djeshme është vendosur edhe një çmim për lojtarin. Shefi i ekzekutivit i Leverkusen ka marrë miratimin për të shitur Virc për jo më pak se 150 milionë euro. Një shumë të tillë Bajerni nuk është gati për ta paguar dhe mendohet se në këtë drejtim do të merret vetë Karl-Hajnz Rumenige.

Ish-shefi i ekzekutivit i Bajernit do të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Karron për ta bindur për të diskutuar klauzolën e shitjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›