E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Paqes, gjenerali amerikan: Mes pesë vendeve të para që do të angazhojnë trupa ushtarakë në terren janë edhe Shqipëria me Kosovën

Ditën e sotme në Uashington është duke u mbajtur takimi inaugurues i Bordit të Paqes, ku të pransihëm janë edhe kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjenerali i lartë armeikan, Jasper Jeffers III, foli për planin dhe strategjinë ushtarake që do të përdoret në terrenin e Gazës.

Gjenerali Jeffers theksoi se mes pesë vendeve të para që do të angazhonin trupa ushtarakë në terren ishin edhe Shqipëria me Kosovën.

“Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Egjipti dhe Jordania do të kenë forcat policore”, u shpreh Jeffers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›