Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 218 lekë për litër, benzina 179 lekë/litër

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Bordi i Transparencës përcaktoi sot çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoil) nuk do të jetë më shumë se 218 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë deri në 206 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë nuk do të kalojë 167 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 30 nëntor, ora 15:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i Transparencës i ka tërhequr vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
/k.s/j.p/r.e/