E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bore ne Shkoder paralizohet qarku

Reshjet e bores në Qarkun e Shkodrës kanë paralizuar zonën 24 orët e fundit duke lënë të bllokuar rreth 65 mijë banorë.

Sipas informacioneve të fundit, të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara, ndërsa 70 për qind e akseve nacionale te Shkodres jane pakalueshme.

Brenda në qytet mjetet mund të lëvizin vetëm me zinxhirë, ndërsa për shkak të reshjeve të mëdha të borës operacionet me helikopter janë ndërprerë.

Bulqizë, rrezikon shtatzëna

Një rast emergjent është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Bulqizë ku një grua shtatzënë nuk mund të dërgohet dot në spital Moti i keqDukagjini i izoluar nga bora Sërish rrugë të bllokuara e probleme nga bora Ngrijnë rrugët e gazit drejt Shqipërisë për shkak të rrugëve të bllokuara.

Gruaja ndodhet në fshatin Dushaj të Bulqizës, aty ku me dhjetëra banorë ndodhen të izoluar prej ditësh.

Sipas informacioneve të fundit trashësia e borës në këtë zonë ka arritur në 2 metra dhe aktualisht një fadromë po përpiqet që të hapë rrugën për t'i lejuar autoambulancës që të marrë gruan e re.

Gjirokastër, Ksera e Ruli, ne takimin e Shtabit te Emergjencave

Situata e fundit e shkaktuar prej reshjeve të borës ka bërë që në takimin e radhës së Shtabit të Emergjencave në Gjirokastër, të jenë të pranishëm edhe ministrat Genc Ruli dhe Spiro Ksera.

Sipas tyre situata e krijuar mund të menaxhohej më mirë nga njësitë vendore, ndërsa shprehën shqetësimin që komuna të tëra kanë qëndruar pa energji elektrike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›