E Enjte, 5 Nëntor 2026

Borrell dhe Blinken diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Në një deklaratë nga zyra e përfaqësuesit të BE-së thuhet se Borrell dhe Blinken diskutuan për lëvizjen ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe në Krime dhe se kanë shprehur shqetësimin e thellë nga grumbullimi ushtarak në rritje i forcave ruse në javët e fundit.

Gjithashtu Borrell dhe Blinken kanë rënë dakord për të punuar së bashku për sigurimin e stabilitetit në Afganistan, si dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet lidhur me krizën që vazhdon në Etiopi.

Ndër të tjera Borrell dhe Blinken diskutuan edhe për situatën e fundit në bisedimet e kryera rreth marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive perëndimore./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›