E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell takim me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel/ Zbulohen detaje

Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian  po takohen  në Bruksel me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar për një sërë çështjesh.

Fokusi do të jetë tek situata e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimi mes bllokut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përpara takimit,  shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell  theksoi  se takimi tregon rëndësinë që ka rajoni për unionin.

“Do të diskutohen propozimet e Komisionit Europian për paketën e zgjerimit si dhe përshtatje  vendeve të Ballkanit me politikën e jashtme të BE. Kjo  pasi disa vende nuk po dëshmojnë përshtatje me politikën tonë dhe me sanksionet”.

Takimi zhvillohet disa ditë pasi Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi paketën e zgjerimit dhe raportet  e progresit.

Në to vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të shteteve të rajonit me BE-në. Serbia dhe Bosnje  Hercegovina  janë dy vendet që kanë nivel mjaft të ulët të përshtatjes me qëndrimet e Bashkimit Europian. Këto dy shtete kanë refuzuar  edhe disa nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›