E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borussia trefishon pagen e Lewandowskit

Borussia e Dortmundit vendosi që të trefishojë pagën e sulmuesit polak, Robert Lewandowski, për vitin e fundit të kontratës.

Lajmi u publikua në të përditshmen gjermane “Bild”, që citoi burime të brendshme tek nënkampionët e Europës dhe Gjermanisë në fuqi. Kjo rritje e page, e cila vjen pa një rinovim kontrate, konsiderohet një shpërblim i klubit për rendimentin e mirë të 25-vjeçarit gjatë vitit të shkuar. Njëkohësisht, kjo lëvizje pason deklaratën e drejtorit të përgjithshëm, Watzke, mbi faktin se Borussia është e vendosur që të mbajë polakun, edhe nëse ai do të largohet në verën e 2014-s me parametra zero. Me këtë trefishim të pagës, Lewandowski do të fitojë në vitin e fundit të kontratës 4,5 milionë euro, duke u barazuar me dy futbollistët e përfaqësueses gjermane, Mats Hummels dhe Marco Reus. Aktualisht, Bajerni është klubi që ka shfaqur interesimin më të fortë për sulmuesin e përfaqësues polake, por Borusia e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë që ai të kalojë në “Allianz Arena”. Reali i Madridit, Chelsea dhe Manchester United gjithashtu kanë shfaqur interesim për të përvetësuar shërbimet e tij, që në këtë sezon. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›