E Diel, 1 Nëntor 2026

Borut Pahor zgjidhet president i Sllovenisë

Gazeta Shqip

Borut Pahor është zgjedhur në postin kryesisht ceremonial të presidentit të Sllovenisë. Ish-kryeministri i qendrës së majtë fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën të dielën.

Sipas rezultateve paraprake ai mori 67.4 për qind të votave. Presidenti në detyrë, Danilo Turk mori më shumë se 32 për qind.

Balotazh pasoi përleshjet e së premtes mes protestuesve kundër masave shtrënguese dhe policisë, nga të cilat 15 persona u plagosën dhe rreth 30 u arrestuan.

Ish republika jugosllave dhe tashmë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian po përballet me një nga recesionet më të rënda në eurozonë.

3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Borut Pahor zgjidhet president i Sllovenisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›