Borxhet Shqiperia shume e rrezikuar

Ndërsa Europa është përfshirë në një krizë financiare shkaktuar prej borxheve të pakontrolluara, situata në vendin tonë nuk duket më e mirë.
Kështu raportoi e përditshmja “Shqip”, në numrin e ditës së dielë. Me një borxh sa pothuajse 60% e PPB-së, Shqipëria ka më të lartin në Europën Qëndore dhe atë Lindore.
Të dhënat deri në shtator 2011, nga “Ëorld Economic Outlook” paraqesin renditjen e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, nga ku mësohet se Shqipëria zë vendin e dytë (pas Hungarisë) për nivelin e borxhit, rreth 59.4 për qind, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Borxhi ynë ka ardhur duke u rritur, ku goditjen e ka marrë në vitin 2009, me rritje gati 5 pikë përqindje. Sipas Forumit që ka kryer studimin, mesatarja e vendeve ka një borxh prej 43.6 përqindësh të PBB-së, pra shumë larg raportit që paraqet Shqipëria.
Argumenti i qeverisë për situatën e krijuar lidhet me rritjen mesatare të borxhit në 4 vitet e fundit, e cila është 4.3 për qind, niveli më i ulët ndër vendet e EQL-së (përjashto Turqinë, me rritje mesatare 0.9 për qind).
Skenarët për vitin tjetër flasin për një rritje edhe më të madhe të borxhit, duke e çuar stokun publik deri në 838 miliardë lekë, ndërsa për interesat e tij, do të dalin nga arka e shtetit 58 miliardë lekë, ose sa 3.6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në mënyrë më analitike, nga analiza e interesave të borxhit të brendshëm rezulton se këto interesa rriten me rreth 2,3 miliardë lekë nga obligacionet, ku ndikimin më të madh e ka shtesa e obligacioneve 2 dhe 5-vjeçare me 1,9 miliardë lekë, ndërsa obligacionet 3-vjeçare rriten më pak, me rreth 400 milionë lekë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia “Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
”Riprekjet” e buxhetit nga njerëz joekspertë kanë sjellë dështimin e tij për të tretin vit radhazi, ndërsa qeveria nuk është në gjendje të bëjë parashikime realiste, bëri të ditur gazeta “Shqip” gjatë të dielës.
Elbasan, mbyllen 500 biznese
Rreth 500 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Elbasanit kanë dërguar pranë degës së QKR-së në këtë qytet, kërkesë për mbylljen e biznesit të tyre me pretendimin e rënies së fuqisë blerëse, pamundësia për të paguar taksat, apo edhe pagesës së energjisë elektrike.
Shfryhet superfuqia energjitike
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë. Bell: Parashikimet e qeverisë, tepër optimiste
Ndërsa në Tiranë vazhdojnë debatet mes pozitës dhe opozitës për buxhetin e vitit të ardhshëm, Fondi Monetar thotë se parashikimet e qeverisë shqiptare janë tepër optimiste. Spanjë, ekonomia rritje zero
Ekonomia spanjolle regjistroi zero rritje në tremujorin e tretë të vitit, tregojnë të dhënat e fundit statistikore të vendit.
Lajmet kryesore
Shkeljet e tetorit në Kuvend
Raporti "Unë votoj", problem me rregulloren dhe ligjet
“Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
Itali, jep dorëheqjen Berlusconi
Tafaj mbron vendimin