E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi i shtetit, 1562 euro per person

Blerina Hoxha

Reformat qe kane perfshire tashme shume sektore dhe linja te ekonomise, nuk kane lene jashte edhe menyren se si duhet te administrohet borxhi i shtetit. Ministria e Financave ka formuluar tashme nje kendveshtrim te ri, per menyren se si do te plotesohen ne te ardhmen ato nevoja te vendit per shpenzime qe nuk mund te mbulohen nga te ardhurat. Ne thelb te kesaj strategjie, qendron rritja e borxhit te jashtem dhe mbajtja ne keto nivele me qellim drejt uljes te detyrimeve vendase. Sepse ndryshe nga vendet e rajonit, Shqiperia e ka borxhin e jashtem, tre here me te ulet se borxhi i brendshem. Ne kete drejtim, ndryshime ka pesuar edhe raporti borxh i brendshem/borxh i jashtem, ne totalin e pergjithshem te borxhit. Ne vitin 2005 ky raport ishte 70% me 30%, ne favor te borxhit te brendshem. Ne fund te vitit 2008, ne 67% me 33% per borxhin e brendshem. Ne raport me GDP, ne fund te 2008-es, borxhi i brendshem perfaqeson 36.73%, ndersa borxhi i jashtem 17.91%. Keshtu borxhi i brendshem ka rritur ne rreth 3 miliarde euro, ne fund te vitit 2008, ndersa borxhi i jashtem rreth 1.7 miliarde euro. Duke e ndare per numrin e popullsise, borxhi i shtetit per fryme arriti ne fund te 2008 ne 1.562 euro per person.

Por jo vetem stoku, edhe shpenzimet per interesat e borxhit kane pasur te njejtin trend. Ndonese kane pesuar rritje ne vlere absolute ne raport me GDP, shpenzimet per interesat e borxhit kane ardhur ne renie. Ne vitin 2005 ato perfaqesonin 3.19% te GDP, ndersa ne vitin 2008 perfaqesojne 2.87%. Ndryshime kane ndodhur edhe per sa i perket perberjes se stokut te borxhit te brendshem sipas instrumenteve. Ekspertet thane se synimi i Ministrise se Financave, ka qene plotesimi i nevojave te huamarrjes duke mbajtur kurdohere ne konsiderate riskun dhe koston e borxhit. Ne drejtim te permbushjes s ketij objektivi, instrumentet afatgjate jane pare me perparesi per uljen e riskut te rifinancimit. Per rrjedhim, pesha e tyre ne totalin e stokut te borxhit te brendshem ka ardhur duke u rritur. Ne fund te vitit 2008 keto instrumente perfaqesojne 36.14% te stokut te borxhit te brendshem, kundrejt 11.67% qe zinin ne vitin 2005. Si rezultat i ketyre ndryshimeve strukturore, eshte rritur edhe treguesi i maturimit te borxhit, tregues i cili ne fund te vitit 2008 arriti ne 401dite nga 195 dite qe ka qene ne fund te vitit 2005. Ne funksion te permiresimit te menaxhimit te borxhit publik, Ministria e Financave ka zbatuar politika, qe synojne zhvillimin e tregut primar te letrave me vlere te qeverise, nepermjet zgjerimit te bazes se investitoreve dhe shtimit te llojit te instrumenteve. Si rrjedhim, eshte rritur numri i pjesemarresve ne tregun primar (banka dhe individe). Kjo ka sjelle ndryshim ne strukturen e stokut te borxhit te brendshem sipas mbajtesve. Konkretisht pesha e sektorit bankar ka ardhur duke u rritur. Edhe pjesemarresit e tjere (jo banka) jane me tendence rritjeje, ndonese modeste. Ne stokun e borxhit te jashtem, mbizoterojne kredite koncensionale, qe zene 63% te ketij stoku, ndersa lidhur me perberjen sipas monedhave, 38% e stokut te borxhit te jashtem eshte ne euro, gje qe i pergjigjet edhe struktures se te ardhurave tona ne valute. Kreditori kryesor i vendit eshte Banka Boterore, e cila mban 37% te stokut te borxhit, e pasuar nga Italia, Gjermania, BEI etj.

2009, vijon rritja e detyrimeve te huaja

Ne kater muajt e pare 2009, stoku i borxhit te brendshem arriti ne 398 miliarde leke. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, borxhi afatshkurter (bonot e thesarit) perfaqesoi 55.09% te tij nga 55.99% ne fund te vitit 2008, ndersa letrat me vlere me afat maturimi me te gjate se nje vit, perfaqesojne 36.68% te stokut, kundrejt 36.14% ne fund te vitit 2008. Ne vlera absolute, te dhenat zyrtare treguan se stoku i borxhit te jashtem, arriti ne rreth 214 miliarde leke, i ndare ne 181 miliarde leke borxh shteteror dhe 33 miliarde leke, borxh i garantuar.

Borxhi, si perfaqesohet

Borxhi publik ne Republiken e Shqiperise perfaqesohet nga borxhi i qeverisjes qendrore, pasi per momentin pushteti lokal nuk zoteron ende te drejten per te emetuar letra me vlere te borxhit publik. Borxhi i qeverise qendrore eshte i perbere, nga borxhi me instrumente financiare (bono dhe obligacione) si dhe nga borxhi i kontraktuar, i perbere nga kredite e ndryshme te marra ose te garantuara nga shteti shqiptar, me interesa koncesionale dhe tregtare. Borxhi i jashtem gjithashtu eshte perfshire ne nje proces negociatash rishikimi, per marreveshjet e riskedulimit me Rusine, Jugosllavine, Greqine, kompanite private angleze, ato austriake, hollandeze etj, per te cilat jane planifikuar te paguhen 1.383 milione leke per shlyerjen e principalit dhe 345 milione leke per interesat. Nga ana tjeter zhvleresimi i dollarit ne raport me monedhen vendase, ka ndihmuar qeverine shqiptare te reduktoje kostot e shlyerjes se interesave te borxhit te jashtem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›