E Hënë, 2 Nëntor 2026

Borxhi publik shënon rënie, konsolidimi fiskal mbetet objektivi kryesor për financat shqiptare

Borxhi publik në Shqipëri ka vijuar tendencën rënëse edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke reflektuar një politikë fiskale të kujdesshme dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave, niveli i borxhit publik i matur në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) arriti në 54,02% në fund të qershorit, krahasuar me 54,21% që ishte në fund të vitit 2024.

Rënia e lehtë, por e qëndrueshme e raportit të borxhit ndaj PBB-së vlerësohet si një sinjal pozitiv për qëndrueshmërinë e financave publike dhe për rritjen e besueshmërisë makroekonomike të vendit.

Ministria e Financave ka theksuar se objektivi i saj mbetet konsolidimi fiskal përmes mbajtjes nën kontroll të deficitit, rritja e të ardhurave dhe optimizimi i shpenzimeve.

Qëllimi afatgjatë është ulja graduale e borxhit publik dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik në përputhje me angazhimet për integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›