E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi shqiptar ne dore te britanikeve

Borxhi 300 milione euro qe do te merret ne maj te ketij viti do te menaxhohet nga nje kompani londineze, fale marreveshjes se lidhur me Ministrine e Financave.

“White&Case” eshte gjigandi amerikan me histori 100-vjecare ne tregun e konsulences ligjore dhe finances, me dege ne 35 vende, mes tyre edhe ne Angli.

Pikerisht ky filial ka fituar te drejten e konsulences per emetimin e eurobondit me vlere deri ne 350 milione euro, tenderi i se ciles u zhvillua ne javen e fundit te muajit shkurt, por qe Ministria e Financave e publikoi keto dite. Per kete sherbim, shoqeria do te paguhet me rreth 135 mije dollare, nga 170 mije qe ishte vlera fillestare ne tender, ndersa kualifikimi i britanikeve te “White&Case” erdhi pas fazes se dyte.

Sakaq, Ministria e Financave ka mandatuar dy banka qe do te udheheqin eurobondin e pare shqiptar.

Ato jane amerikanet e “JP Morgan” dhe gjermanet e “Deutsche Bank”, kompanite lider ne tregjet financiare. Pas nje procesi vleresimi qe kaloi ne dy faza nga 15 banka pretendente, u perzgjodhen keto dy banka per emetimin e eurobondit ne tregun nderkombetar te kapitaleve.

Ministria gjithashtu i ka kerkuar “Rafeissen Bank” te suportoje transaksionin, ne rolin e mbeshtetesit (Co-Lead Manager). Ministria e Financave ka sqaruar dje se interesimi i institucioneve nderkombetare per kete proces ka qene i jashtezakonshem. Nje numer befasues bankash (15 te tilla) me shume reputacion ne tregjet e kapitaleve, paraqiten ofertat e tyre shume agresive per te udhehequr transaksionin.

Ne fazen e dyte kaluan 6 banka (“JP Morgan”, “Deutsche”, “Raiffeisen”, “HSBC”, “BNP Paribas” dhe “Credit Suisse”), te cilat konkurruan me njera-tjetren permes nje testimi te zhvilluar ne Ministrine e Financave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›