E Hënë, 2 Nëntor 2026

Borxhi tatimor mblidhet me forcë, Malaj: Bllokojmë asetet e subjekteve që janë debitore

Borxhi që individët dhe bizneset i kanë administratës tatimore në vite ka arritur një shifër rekord prej 155  miliard lekë apo 1.5 miliard euro në fund të vitit 2023.

Shuma e detyrimit tatimor është thuajse sa totali i shpenzimeev për investime që ka parashkuar qeveria për vitin që vjen.

Mbledhja e këtyre detyrimeve konsiderohet një sfidë për administratën, por kreu i financave njoftoi se si qeveria po planifikon ta reduktojë këtë borxh.

“Ka një strategji për këtë fenomen. Digjitazimi i sistemit të pasurive do të na japë më shumë dorë në këtë drejtim. Duxhitlazimi i plotë i sistemit do na cojnë në bllokimin e llogarive tatimore. Jemi në bashkëpunim me tatimet drejtorinë e transportit rrugore dhe agjencinë e dastratës për të bllokuara poasuritë e paluajtshme. Deri më tani kemi patur vështirësi për  të  bërë bllokime, për facilitete që po krijohen do na japë më shumë dorë. Do të krijohet edhe një regjistri i aseteve për të bërë një analzië rrisku për subjektet që kanë detyrime tatimore”, tha Petrit Malaj.

Borxhin më të madh e mbajnë bizneset pasive. Janë ato subjekte që pasi ushtrojnë kativitietin nuk pagujanë detyrimet dhe kalojnë në status pasivë.

Sektorët që mbajnë peshë në këtë devi janë hidrokarburet, ndërtimi dhe tregtia. Ndërkohë sa i përket llojit të taksave, në këtë borxh dominon tatimi mbi vlerën e shtuar, tatim fitimi si dhe sigurimet shoqërore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›