E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi thirrja e Bernanke Rrisni kufirin

Kreu i “Federal Reserve” Ben Bernanke paralajmëroi ligjvënësit amerikanë se nëse nuk merret menjëherë një vendim për rritjen e kufirit të borxhit publik amerikan, ekonomia më e madhe në botë rrezikon të zhytet sërish në ujëra të turbullta.

Bernanke tha se rritja e kufirit të borxhit jo domosdo përkthehet në autorizim për administratën dhe qeverinë amerikane të rrisë shpenzimet, një ndër pikat ku mbështeten republikanët për të mos votuar rritjen e tavanit të borxhit publik.

“Është shumë e rëndësishme që Kongresi të ndërmarrë hapat e duhura përsa i takon borxhit publik për të shmangur situatën ku qeveria e ka të pamundur të paguajë huatë e veta”, tha Bernanke në një konferencë Kriza FinanciareObama paralajmëron republikanët BE, industria vazhdon rënienJaponia injekton 116 mld USD në ekonomi të organizuar nga Universiteti i Miçiganit.

Thesari amerikan deklaroi se limiti i borxhit është prekur më 31 Dhjetor dhe se tani ka ndërmarra masa të jashtëzakonshme për t’i mundësuar qeverisë kryerjen e detyrimeve financiare.

Në ditët e para të janarit, republikanët dhe demokratët ranë dakort për zgjatjen e kohës së sistemit të tatimit duke shmangur atë që u quajt “gremina fiskale” e që kishte të bënte me rritje të taksave për amerikanët që fitonin më pak se 450 mijë dollarë në vit e tashmë borxhi është shesh-beteja e radhës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›