Boschardt: Statusi, pas zgjidhjes së krizës

Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Boschardt ka komentuar situatën politike në vendin tonë, duke delaruar se, vetëm pasi të zgjidhet kriza, Shqipëria do mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Sipas ambasadorit gjerman në Shqipëri, vizat pritet të hiqen në fund të këtij viti. Deklaratat diplomati gjerman i bëri nga qyteti i Elbasanit, ku theksoi se ndërkombëtarët po presin për një zgjidhje politike të kësaj krize.
“Ne inkurajojmë në përmbushjen e kritereve dhe në vjeshtë do të diskutohet procesi i liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Boschardt.