E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosi i BBC drejtor i New York Times

Kompania “New York Times” ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i BBC, Mark Thompson do të jetë drejtori i saj ekzekutiv nga muaji nëntor.

NYT, e cila drejton stacione televizive lokale, përvec gazetave, tha se përvoja e zotit Thompson në median dixhitale në një shkallë globale e ka bërë atë kandidatin ideal.

Z. Thompson, 55 vjeç, tha se ai ishte emocionuar që do të merrte përsipër këtë rol.

Ai u bë Drejtor i Përgjithshëm në vitin 2004 dhe është përgjegjës për Televizionin e BBC-së, radion dhe shërbimet online.

Ai  më parë mbante postin e shefit ekzekutiv në televizionin Channel 4.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›