E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnje, pranga per genocid tre serbeve

Policia boshnjake ka arrestuar tre serbe te dyshuar per pjesemarrje ne masakren e Srebrenices ne luften e viteve 1992-95 ne Bosnje.

Lajmin e bejne te ditur burime prane policise se Sarajeves, sipas te cilave personat e arrestuar kane qene ushtare te Armates se serbeve te Bosnjes.

Ne korrik te vitit 1995 trupat paraushtarake serbe pushtuan Srebrenicen, zone e shpallur e sigurt nga trupat e OKB-se, duke vrare rreth 8 mije burra dhe djem boshnjake.

Masakra ne fjale eshte cilesuar si krimi me i madh qe prej perfundimit te Luftes se Dyte Boterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›