E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, zhvillohen sot zgjedhjet lokale

Bosnje Hercegovina zhvillon sot në zgjedhjet lokale. Rezultatet e tyre do të caktojnë fuqinë e partive politike, dy vjet para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vendit, të planifikuara për vitin 2014.

Myslimanët kanë shprehur shqetësimin se serbët mund të fitojnë kontrollin e Srebrenicës, qytetit ku forcat serbe, më 1995, kanë masakruar rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Bosnja vazhdon të mbetet e ndarë mes komunitetit mysliman, serb dhe kroat, pas luftës së viteve 1992-1995.

Sipas sondazheve, partitë që përfaqësojnë shumicën etnike pritet të fitojnë zgjedhjet lokale në Bosnje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›