Bota e skive në zi, Matilde Lorenci ndërron jetë pas aksidentit

Njëra prej skiatoreve më premtuese italiane ka ndërruar jetë në spitalin e Bolcanos, “San Maurizio”. Dëmtimet e pësuara në aksidentin që pësoi gjatë stërvitjes në luginën Val Senales kanë qenë fatale për 19-vjeçaren.
Lajmin e hidhur e dha ministri i Mbrojtjes Guido Kroseto, i cili në platfromën “X” shkroi: “Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të nëntetares Matilde Lorenci, sportiste ushtarake dhe skiatore premtuese italiane, e cila u nda nga jeta tragjikisht”.