E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bota i përulet “Mbretit të Modës”, ikonat e artit: Lamtumirë Mjeshtër i stilit!

Bota e modës dhe e artit i jep lamtumirën stilistit legjendar Giorgio Armani. Nga ikonat si Donatella Versace, Valentino, Julia Roberts e Samuel L. Jackson, deri te klubet e futbollit Inter e Milan, të gjithë kanë shprehur respekt dhe mirënjohje për figurën që revolucionarizoi stilin. Milano shpalli te henen ditë zie në nder të njeriut që e bëri qytetin simbol të elegancës botërore.

Nga kolegët, te yjet botërorë dhe ekipet e futbollit. Gjithë bota është përulur para “Mbretit të Modës’, Giorgio Armani.

Në mesazhet e tyre për ndarjen nga jeta të stilistit Italian, dhjetëra personazhe të njohur shprehën vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë dhe vlerësuan kontributin dhe revolucionin që ai solli në industrinë e modës.

Donatella Versaçe, tha se bota humbi një njeri të madh, i cili do të mbahet mend përgjithmonë.

Valentino tha se mban zi për dikë që gjithmonë e ka konsideruar një mik dhe jo rival. Ai shkroi në një postim në mediat sociale se përulet para talentit të jashtëzakonshëm të Armani.

Aktorja Julia Roberts e quajti Giorgio Armanin një mik të vërtet dhe një legjendë, duke ndarë një foto krah tij në tapetin e kuq.

Aktori Samuel L Jackson e falenderoi stilistin e ndjerë për përkushtimin dhe punën e tij vizionare.

Ndërkohë prezantuesja italiane Barbara D’Urso ndau një postim në rrjetet sociale me fjalët “mirupafshim mbreti Giorgio Armani.

Edhe ekipet e futbollit të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan shprehën ngushëllimet e tyre, duke e quajtur atë një simbol të qytetit.

Qyteti i Milanos e shpalli të hënën një ditë zie, ndërsa flamujt janë ulur tashmë në gjysmë shtizë për njeriun që solli një epokë të re në modë dhe biznes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›