E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori 2010 Kore e Jugut-Greqipërballja në 13:30

JOHANESBURG- Koreja e Jugut dhe Greqia do të përballen midis tyre sot në orën 13:30.Duke marrë në konsideratë edhe fuqinë e dy ekipeve të tjera në grupin B, Argjentinës dhe Nigerisë, kjo përballje mund të jetë vendimtare për Korenë e Jugut dhe Greqinë.
Argjentina është pa asnjë dyshim si favoritja kryesore e grupit, ndërkohë që tri skuadrat e tjera do të luftojnë midis tyre për të kapur vendin e dytë dhe një vend në 16 më të mirat e turneut. Ji-Sung Park është ylli i padiskutueshëm i ekipit të Koresë së Jugut. Mesfushori sulmues i Mançester Junaitid, në vitin 2008 u bë i pari lojtar aziatik që ka fituar Ligën e Kampioneve. Jorgos Karagunis, kapiteni i Panathinaikosit, konsiderohet si truri i Greqisë dhe një prej lojtarëve më të fortë që ka trajneri gjerman, Oto Rehegel, në urdhrat e tij.
(Atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›