Botërori/ Vuajtje dhe festë për Brazilin, “Seleçao” kalon mes 16 më të mirave

Brazili ka siguruar kualifikimin mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, pasi mposhti Japoninë me rezultatin 2-1 në një sfidë dramatike, ku përmbysi disavantazhin dhe shmangu një eliminim surprizë.
Ndeshja nisi me një goditje të fortë për “Seleçaon”, teksa Japonia kaloi në avantazh në pjesën e parë falë golit të Kaishu Sanos, duke shtangur favoritët.
Brazili reagoi pas pushimit, mori kontrollin e lojës dhe barazoi me Casemiron, përpara se të gjente edhe golin e fitores që vulosi përmbysjen 2-1 me autor Gabriel Martinelli.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti hasi vështirësi për të çarë mbrojtjen e organizuar japoneze, por cilësia individuale dhe presioni i vazhdueshëm bënë diferencën në momentet vendimtare të takimit.
Me këtë fitore, Brazili siguron një vend në fazën e 16 skuadrave më të mira të turneut, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë./ abcnews.al.