E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botërori i Klubeve: “Luftë” për një pikë mes Bocas dhe Benficës, fiton Flamengo

Ka dhuruar emocione të mëdha sfida mes Boca Juniors dhe Benficës, e vlefshme për Grupin C të  Kupës së Botës për Klube, por në fund të 90 minutave nuk ka pasur fitues. Mbyllet në barazim 2-2 një sfidë e luftuar, në të cilën ka pasur 3 kartonë të kuq.

Argjentinasit e nisin ndeshjen shumë mirë dhe shënojnë dy gola me Merentiel dhe Battaglia, por portugezët shkurtojnë diferencat me Di Marian, nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas barazojnë shifrat me Otamendin. Pas ndeshjeve të para, Bayerni kryeson i vetëm grupin C me pikë të plota.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Flamengo mund me rezultatin 2-0 Esperance Tunis dhe i bashkohet Chelseat (që mbrëmjen e së hënës mposhti 2-0 Los Angeles FC) në krye të Grupit D.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›