Botërori i Snukerit drejt përfundimit

Kampionati Botëror i Snukerit, që është duke u zhvilluar në Shqipëri dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, tanimë është duke ardhur drejt fundit. Janë shpallur kampionët e parë, kjo për moshën deri 21 vjeç e për të rritura.
Kështu për moshën deri në 21 vjeç Kampion Bote u shpall hungarezi Bulksku Revezh, që mundi në finale kinezin Gong Shenzhi, 5-3. Në këtë kategori moshe, Kledio Kaçi zuri vendin e nëntë. Ndërkohë për të rritura të moshës deri në 21 vjeç medalja e artë ka shkuar për skocezen Sofie Siks, kurse në nivelin më të lartë të vajzave vendi i parë shkoi për Ji, që në finale mundi Nutsharut, 4-3.
Sakaq kanë përfunduar ndeshjet në grupe për të rritur, atje ku Kledio Kaçi me katër fitore kryeson grupin I. Një paraqitje të mirë ka bërë dhe Besar Spahiu e të dy së bashku janë kualifikuar për në 1/64 të finaleve. Kampionati Botëror i Snukerit përfundon të dielën.