Botimet e reja, dominojnë përkthimet
Në titujt e librave të rinj në treg dominojnë kryesisht ato të përkthyer. Librari Albania na ka njohur me stendën e librave më të fundit nga ku përmendim: Autori nga Beogradi , Millorad Paviç është sjellë i përkthyer nga Nikolla Sudar me titull "Histori të tmerrshme dashurie" . Në fletët e këtij libri autori sjell tregime të njëpasnjëshmë të bazuara edhe në histori reale të dashurisë, në sytë e lexuesit paraqiten raste të shumta të cilat të bëjnë të mendosh.
Libri" C`është Kinemaja" e Andre Bazin vjen i përkthyer nga Elvis Hoxha. Në libër më tepër se premtim për përgjigje, është njoftim i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë këtyre faqeve. Ky libër synon ta shtyjë lexuesin nëpër vargun e thellimeve , hulumtimeve , vështrimeve të praktikuara.
Robins . Sharma autori i libri " 200 sekretet e suksesit". Robins është një nga autorët më të njohur në Amerikë dhe shumë i përgatitur në fushën e lidershipit dhe përmirësimit të jetës. Librat e tij best seller janë shitur në të gjithë botën, në miliona kopje në 70 gjuhë .
“200 sekretet e suksesit” janë këshilla, praktika dhe rrugëzgjidhje që vijnë për të gjithë lexuesit, të cilët jënë në kërkim të suksesit.
Ndërsa nga autorët shqiptarë vjen Ali Këlcyra me "Shkrime për historinë e Shqipërisë", kujtime politike si edhe shkrime të tjera e letërkëmbime të hulumtuara ndër arkiva prej Tanush Frashërit.
Në antologjinë historike që i paraqitet lexuesit përfshihen materiale të cilat i kushtohen Shqipërisë në periudhat 1912-1945. Në këtë botim autori jep një panoramë si historian,eseist, diplomat, gazetar si tribun dhe si njeri i thjeshtë. Ky libër është i ndarë në kapituj si "Kujtime politike" "Memorandume" "Raporte", “Referate”.