E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe fillon detajimin e tezave të konspiracionit për rrugën Durrës-Kukës

Partia Socialiste dhe eksponentët e saj përbërës në kushtet e mungesës së thekur të programacionit të të bërit politikë ditore, mjaftohen me sulme të veprave madhore kombëtare, duke u fshehur ndaj skarcitetit ideor si të vetë Edvinit ashtu dhe hispanikëve të tij në poste të rëndësishme në selinë ylberiste. Në këtë drejtim, pa pasur asnjë të dhënë dhe provë faktike për akuzat e ngritura, një nga njerëzit e afërt të Edvinit, të cilit ia tërheq veshin sa herë që nuk del në prononcimet mediatike edhe atëherë nuk ka asnjë qëllim ideor të përshtatjes me situatën politike, Erion Braçe nuk ka lënë pa sulmuar as gjatë ditës së djeshme, segmentet e rrugës Durrës-Kukës, duke pretenduar për parregullsi në procedurat e prokurimit. Kësisoj duke u orvatuar në të dhëna amatoreske dhe larg fakteve realë për çështjen në fjalë, duket qartë se ky krah politik, duke ndjerë inferioritetin e ndërtimit të kësaj vepre madhore, pasi gjatë 8 viteve qeverisje socialiste me gjithë taksat e mbledhura dhe me taksën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›