E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Arka e shtetit është bosh, paratë në interesa të familjes

Tiranë, 29 tetor NOA Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka bërë të ditur se arka e shtetit është bosh për shkak se sipas tij paratë publike nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por rrjedhin në arkat ku materializohen interesat e familjes.

Arka e shtetit është bosh!

Përtej optimizmit që nis në Kinë të guvernatorit me dy shami, njërën për vete e tjetrën për kryeministrat, pra guvernatorit Fullani, shifrat e 9 mujorit fiskal tregojnë pikërisht këtë.

Arka është bosh për shkak se paratë publike nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por rrjedhin në arkat ku materializohen interesat e familjes tha Braçe.

Sipas socialistit, në 9 muaj në arkë mungojnë 227,4 milionë dollarë të ardhura, mungojnë 199,1 milionë dollarë të ardhura tatimore, mungojnë 77 milionë dollarë të ardhura nga akciza, për shkak të tyre mungojnë 48 milionë dollarë të ardhura nga TVSH.

Pra 40-45% të parave që mungojnë vijnë nga mosmbledhja e parave nga akciza.

Në qershor dhe në korrik të këtij viti, janë raportuar  sasi marramendëse naftë të ardhura në portet tona, të rendit të mbi 53 mijë fuçi naftë për të cilat nuk janë paguar detyrimet fiskale pasi ajo është konsideruar si lëndë e parë për uzinat përpunuese të ARMO-s! Qeveria e familjes toleroi duke shkelur hapur ligjin në përmbushje të interesave të familjes!

Kjo është kapja e shtetit!

Përplasja e policive të shtetit në shërbim të interesave të familjes në dyert e ARMO-s u pa me gëzim si lëvizje e vonuar një vit e shtetit për të mbledhur  paratë e tij dhe për ti dhënë fund kontrabandës dhe shkatërrimit të tregut të karburanteve për interesat e familjes tha Braçe.

Por nuk është kështu!

I gjithi është një teatër që po përgatit një operacion të ri kriminal ku në bazë është gjithnjë privatizimi skandaloz i ARMO-s!

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›