E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe-Imamit: S`kemi publikuar dokumenta sekrete

Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj ministrisë së mbrojtjes për trafikun e armëve.
 

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Erjon Braçe ka deklaruar se sekretetet e publikuar nga PS-ja nuk janë sekretete shtetërore por urdhra të publikuara.
 

"Ne nuk zotërojmë dhe s`kemi publikuar dokumenta të cilat cilësohen si sekrete. Nuk i kemi zotuar sepse s`ka qënë ky qëllimi dhe nuk i kemi publikuar në respekt për politikën e sigurisë kombëtare” tha Braçe.

Ndërsa ka paraqitur para mediave edhe njëherë dokumentat e publikuara edhe më herët nga PS-ja, deputeti Braçe ka theksuar se asnjë prej tyre nuk ka siglën e klasifikimit si sekret shtetëror.

“Dokumentat që nuk janë sekrete shtetërore. Janë të gjithë urdhra publik dhe kontrata që zbulojnë një korrupsion dhe s`kanë të bëjnë me termin siguri shtetërore” tha Braçe.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›