E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Vendimi më i vështirë në 30 vite, duhet të zgjedh nëse do të luftoj apo të iki

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar se qëndrimi i tij për Reformën Territoriale përbën një nga vendimet më të vështira në 30 vitet e tij në politikë.

Në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Braçe tha se tashmë duhet të zgjedhë nëse do të vijojë betejën e tij politike apo do të largohet.

“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot Erla e besoj se edhe ti e di, që është dita më e vështirë e 30 viteve të mia.

Se duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki. Erla jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në Parti”, tha Braçe.

Deklarata e tij vjen në një ditë kur në Kuvend është zhvilluar debati për Reformën Territoriale, ndaj së cilës Braçe ka shprehur publikisht rezervat e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›