E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brad Pitt ndryshon look

Aktori i njohur Hollywoodian Brad Pitt, ka ndryshuar look.

Ishim mësuar që aktorin ta shihnim të shfaqej me flokët e tij të gjatë, por duket se gjatë xhirimeve të filmit më të ri një pjesë të së cilit e ka xhiruar në Mbretërinë e Bashkuar, 49-vjeçari ju rikthye modelit të shkurtër të flokëve.

Filmi i ri i aktorit quhet Fury dhe përfshin ngjarje të ndodhura gjatë luftës së dytë botërore.

Është mësuar se në disa pjesë të këtyre skenave, aktori do të shfaqet duke drejtuar një tank e më pas duke luftuar me të për një kohë të gjatë.

Ky film do të publikohet Nëntorin e vitit 2014. Ndërkohë që bashkëshortja e tij Angelina Jolie është shpërngulur për një periudhë tre mujore në kryeqytetin e Australisë , Sydney, së bashku me fëmijët e saj.

Njësoj si Brad edhe ajo është e angazhuar me xhirimet e një tjetër filmi, për të cilin është shprehur se ndihet shumë e emocionuar, pasi ky rol nuk është si të zakonshmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›