E Diel, 1 Nëntor 2026

Braho raporton tek “Ligjet”: Synojmë të riorganizojmë BKH, do marrim 40 hetues të rinj

Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, po raporton këtë të premte, në Komisionin e Ligjeve.

Braho në fjalën e tij u shpreh se SPAK-u ka finalizuar strategjinë për reduktimin e çështjeve të mbartura 2025-2027, ku janë dhënë efekte të matshme, konkretisht me normën e reduktimit.

“Jemi në fazën e fundit të thirrjeve për 40 hetues të rinj. Përveç plotësimit të vakancave, synohet riorganizimi i strukturave të BKH-së”, deklaroi Braho.

Kreu i SPAK më tej e vuri theksin edhe te rritja e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Sa i përket efektivitetit në gjykim, Braho tha se ka mbetur në nivele të qëndrueshme, ndërsa bëri me dije se është rritur me 5.5% numri i vendimeve të Gjykatës së Posaçme.

“87% e vendimeve kanë marrë fajësi nga gjykata”, u shpreh Braho. “Kemi përballuar një ngarkesë në rritje pa humbur qëndrueshmërinë e hetimeve”, shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›