E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktis spektaklin nga frika se do e vrasin

Këngëtarja, Mariah Carey ka braktisur panelin e shpektaklit, ‘American Idol’ me arsyen se, ambienti ku ajo punon, është i pasigurtMë këtë gjë, ajo i është referuar sherrti që pati me kolegen e saj në panel, këngëtaren kontraverse, Nicki Minaj e cila madje e kërcënoi edhe me vrasje. Pas asaj kohe, Mariah vazhdimisht kishte shkuar në spektakël e shoqëruar me disa trupëroja.

“Ishte një ambient i pasigurt pune. Çdo herë kur dikush kërcënon dikë me vdekje, nuk është gjë e mirë. E dini, unë nuk jam mësuar me një ambient të tillë”, ka thënë këngëtarja.

Sa i përket angazhimit të një numri të madh trupërojash për tu kujdesur për të, Mariah ka thënë se, kjo gjë ishte e duhur pasiqë, ajo ishte frikësuar të endej në rrugë e vetme me dy fëmijët e saj./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›