E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktiset porti i Vlorës, pasagjerët drejt Durrësit: Ka më tepër linja

Porti i Vlores ka shenuar nje levizje te pasagjereve prej 10 % me pak, krahasuar me periudhen e nje viti me pare. Vendosja ne dispozicion te pasagjereve e vetem nje trageti linje me Brindizin, eshte faktori kryesor i treguesit te kesaj perqindjeje.

Ky fakt eshte i papranueshem edhe per pasagjeret, te cilet me te drejte shprehen se zgjedhje e tyre ne vazhdim do te jete porti i Durresit, i cili ofron me teper mundesi levizjeje. Gjate muajit gusht ne portin e Vlores kane zbritur rreth 6 mije pasagjere te cilet jane kryesisht emigrante dhe kthehen me pushime prane familjeve te tyre.

Fato Nuredini, drejtoreshe e portit te Vlores shprehet se sipas parashikimeve, por edhe nga eksperiencat e viteve te kaluar pritet qe fluksi i pasagjereve të jetë evident te pakten deri ne daten 16 gusht.

Vlora ne qarkun e saj ka tre pika kufitare, ku perfshihen porti i Vlores, i Sarandes dhe pika kufitare tokesore e Qafë Botes qe lidh Shqiperine me Greqine, per te cilat behet me dije se jane ne gadishmeri te plote per te perballuar me sukses fluksin gjate sezonit veror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›