E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisi fëmijën, kosovarja: Nuk kisha lekë as për ilaçe

“Fëmijën nuk mund ta rrisja dot dhe mendova se kudo që të ishte, larg meje do të ishte më i sigurt, prandaj vendosa ta braktis, duke e lënë në shtëpinë e fëmijës në fshatin SOS, ku kushtet janë më të mira”.

Nëna 28-vjeçare me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, Liri Igrishta, tregon arsyet pse u nda nga djali 4 muajsh, duke lënë dhe shënimin “nuk mundem më”. E reja thotë se jeton e vetme dhe në kushte tejet të vështira, prej së cilave u detyrua edhe të ndërmarrë veprimin.

Prej 5 vitesh 28-vjeçarja jeton në një banesë me qira në Shkozet, ndërsa gjatë kësaj kohe ka punuar në bare të ndryshme të qytetit. Ajo tregon se fëmija ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore dhe pa dëshirën e palëve.

Liri, çfarë ju shtyu të ndërmerrnit aktin për braktisjen e foshnjës? Siç e shikoni edhe vetë, gjendja ime ekonomike është e rrënuar. Nuk kisha se me çfarë t’i blija për të ngrënë dhe për të pirë, pa llogaritur ilaçet. Deri më tani kam jetuar me paratë që më ka dhënë motra, pasi unë prej disa kohësh jam e papunë. Fëmija sëmurej herë pas here dhe unë ndihesha në faj, sepse nuk mund t’i blija ilaçet. Të them të drejtën, fëmijën e dua me gjithë shpirt, prandaj dhe kjo ishte një nga arsyet se përse e braktisa. Mendova që kudo që të ishte, do të rritej më mirë dhe me më pak mundim sesa përkrah meje.

(Lexoni rrefimin e plote ne Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›