E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brand thumbon Perry-n

E gjora Katy Perry. Duket se në dashuri, këngëtarja është totalisht e pafatë.

Këto ditë u bë e ditur se ajo u nda nga i dashuri, John Meyer ndërkaq sikur të mos mjaftonte, ish burri i saj, Russell Brand, i cili në të shumtën e rasteve ka qenë pozitiv dhe i mirësjellshëm sa I përket Katy-t, kësaj radhe ka dal ka thënë se martesa e tyre ishte sikur të “tërhiqesh zvarrë”.

Nuk dihet qëllimi i kësaj deklarate, marrë parasysh faktin se është thënë në momentin më kritik pas ndarjes së Katy-t me Meyer./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›