E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braun denon atentatin ne Belfast

Kryeministri britanik Gordon Braun denoi me fjalet me te ashpra sulmin ndaj nje baze ushtarake ne veri te Belfastit ku humben jeten dy ushtare dhe u plagosen 4 vete.

Nje person i armatosur hapi zjarr ne drejtim te bazes ne Irlanden e Veriut mbremjen e kaluar, ne momentin qe ushtareve po u dorezohej nje porosi picash. Sipas “Sky News” edhe dy shperndares picash u plagosen si pasoje. Kryeministri tha se asnje vrases nuk do te mund te devijoje rrugen e paqes ne Irlanden e Veriut.

Askush nuk e ka marre persiper sulmin, por si maxhoranca protestante ashtu dhe katoliket akuzuan disidentet e IRA-s. Ne Irlanden e Veriut, anetaret e parlamentit e denuan sulmin si nje akt gjakatar. Ushtaret e vrare jane te paret qe humbin jeten ne Irlanden e Veriut qe kur nje snajper i IRA-s vrau nje ushtarak ne vitin 1997.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›