E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brawn, prokuroria: Të dënohet me 20 vite burg

Tiranë- Dënimin me 20 vite burg ka kërkuar sot Prokuroria e Tiranës për shtetasin anglez David Brawn, administratori i qendrës “Fëmijët e tij”, nën akuzën e abuzimeve me të mitur.

Në seancën e sotme, përfaqësuesi i organit të akuzës raportoi konkluzionet përfundimtare të hetimit ndaj këtij shtetasi, duke kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e tij me burg. Jo vetëm kaq, por u kërkua që i pandehuri Brawn të izolohet në një burg të sigurisë së lartë.

Akuza ka rindërtuar edhe njëherë skenën e asaj që ka ndodhur, duke iureferuar dëshmive të fëmijëve të abuzuar, raporteve mjeko-ligjore dhe seancave ku u shqyrtuan prova dhe fakte që fajësojnë Brawn. Janë përmendur gjithashtu edhe dëshmitë e fëmijëve përmes videokonferencave, përmes të cilave ata kanë pranuar se janë abuzuar nga Braën.

Në seancën e radhës pritet të dëgjohen pretendimet e palës mbrojtëse dhe më pas Gjykata e Shkallës së Parë do të shpallë vendiminpërfundimtar për këtë çështje.

Sot në sallë kanë qenë të pranishëm, si David Brawn dhe avokatja e tij, por nuk kanë dhënë ndonjë deklarate. Braën është arrestuar nga Policia e Tiranës si i dyshuar për abuzime seksuale me femijët në ish-Qendrën Bamirëse "Fëmijët e Tij", që kishte nën administrim disa vite më parë në Tiranë.

Në proces gjykimi për këto abuzime janë edhe dy shtetas të tjerë anglezë, të cilët janë marrë me cilësinë e të pandehurit si bashkepuntorë të David Brawn.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›