E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil - rrëshqitje dheu, 27 të vdekur

Të paktën 27 njerëz kanë gjetur vdekjen nga rrëshqitja e dheut në një rajon malor pranë qytetit brazilian të Rio de Zhaneiros.
 
Disa ditë shirash të dëndur, shkaktuan shkarjet në rrethin e largët malor të Petropolis.
 
Dy punëtorë të shpëtimit janë ndër të vdekurit.
 
Mijëra banorë janë detyruar të evakuojnë zonat e përmbytura dhe të kërkojnë strehim emergjent.
 
Shirat, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës lanë të vrarë më shumë se 900 njerëz në të njëjtin rajon në vitin 2011.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›