Brazil-Argjentinë, sfida e së vërtetës

Pas gati dy muajsht nga zhgënjimi i fnales së Kupës së Amerikës, rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës rikthehet edhe një herë, por tani do të luhet për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Takimi mes dy superfuqive të Amerikës së Jugut do të zhvillohet në Arena Pernambuco në Recifi dhe jo në Maracana ku u zhvillua finalja. Që nga ajo humbje ndaj Argjentinës, përfaqësuesja e Brazilit ka arritur shtatë fitore rradhazi në këto kualifikuese në po kaq ndeshje dhe tani mban vendin e parë në kuotën e 21 pikëve, ndjekur nga Argjentina ku distanca është 6 pikë larg.
Vendimi i Premier League, për të mos lejuar lojtarët të shkojnë në vendet ku është konsideruar zonë e kuqe nga Covid-19 ka goditur së tepërmi Brazilin. Thiago Silva, Fabinho, Gabriel Jesus dhe Richarlison, së bashku me dy portierët kryesorë si Ederson dhe Alisson Becker nuk janë pjesë e skuadrës. Megjithatë në ndeshjen ndaj Kilit, skuadra drejtuar nga Tite tregoi force, udhëhequr nga Neymar me shokë.
Argjentina ka pasur fatin të mirëpresë lojtarët e tyre që aktivizohen në Premier League fillimisht në portë me Emiliano Martinez që luan te Aston Villa ndërsa dyshja e Tottenham, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso janë në skuadër për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën.
Pasi iu bashkua kohët e fundit skuadrës, ylli i Juventusit Paulo Dybala do të jetë i prirur për të qenë në formacion, megjithëse Angel Di Maria, Lionel Messi dhe Lautaro Martinez kanë formuar një treshe relativisht të sukseshme. Takimi mes Brazilit dhe Argjentinës do të luhet më datë 5 shtator ora 21:00.