Brazil vritet ish-kreu ambientalisteve
Lideri i njërës prej lëvizjeve më radikale shoqërore ambientaliste në Brazil u vra.
Adelino Ramos u qëllua me pistoletë pranë banesës së tij në Corumbara, fshati ku jetonte.
Prej dy vitesh ai merrte kërcënime me vdekje pasi denonconte abuzimet që bëheshin me prerjen e pyjeve të Amazonës dhe shkatërrimin e mjedisit.
Për të njëjtën arsye, disa ditë më parë u ekzekutua edhe një cift ambientalistësh në shtetin Para.