E Martë, 3 Nëntor 2026

Brazil, zbulohet vaksina kundër drogës, bllokon efektet e kokainës në tru

Shkencëtarët në Brazil, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, kanë njoftuar zhvillimin e një trajtimi të ri për varësinë ndaj drogës, një vaksinë të  quajtur “Kalikscoca”.

Vaksina testuese, e cila ka treguar rezultate premtuese në provat mbi kafshët, shkakton një përgjigje imune që bllokon efektin e kokainës në tru, gjë që studiuesit shpresojnë se do t’i ndihmojë përdoruesit të thyejnë ciklin e varësisë. E thënë ndryshe, kush ka varësi nga droga, nuk do të mund ta përdorë më atë. 

Nëse trajtimi i ri merr miratimin e rregullatorëve do të ishte hera e parë që varësia nga kokaina trajtohet duke përdorur një vaksinë, thonë studiuesit në Brazil.  

Vaksina funksionon duke nxitur sistemin imunitar të pacientëve për të prodhuar antitrupa që lidhen me molekulat e kokainës, duke i bërë ato shumë të mëdha për të kaluar në tru, ku kjo lloj droge stimulon nivele të larta të kënaqësisë. 

Studime të ngjashme janë kryer në Shtetet e Bashkuara, sipasa që sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin është, konsumatori më i madh i kokainës në botë, por ato ngecën kur provat klinike nuk dhanë rezultate të mjaftueshme. 

Gazetare Vjollca Zharri

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›